Një 54-vjeçar është vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase me aftësi të kufizuara.
I arrestuari është B. K., 54 vjeç, banues në Tepelenë. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër për të cilin kishte lëshuar një urdhër ndalimi për Veprën Penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur’
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Shërbimet e Policisë Kufitare Tre Urat mesditën e djeshme, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Tre Urat bënë të mundur kapjen e shtetasit B. K., 54 vjeç, banues në Tepelenë.
Shtetasi i mësipërm ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dërguar urdhërin për ndalimin si i dyshuar, për Veprën Penale ”Marrdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal, pasi një vit më parë dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase me aftësi të kufizuara.
Materialet në ngarkim të shtetasit B. K. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme./tch
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...