Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka regjistruar sot Partinë Socialiste dhe Partinë e Lirisë për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ndërsa, dy kërkesa të ndryshme për regjistrimin e Partisë Demokratike janë duke u shqyrtuar.
Komisoneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se ka dy kërkesa për regjistrim, një nga Sali Berisha dhe një nga Lulzim Basha, përmes përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa.
“Ka dy kërkesa, një nga zoti Berisha, kemi dhe një kërkesë tjetër nga zoti Basha, përmes jush që jeni perfaqësues ligjor”, tha Celibashi duke iu drejtuar Sefës.
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...