Kryetari i Gjykatës Kushtetueses, Bashkim Dedja, kaloi me sukses në “sitën” e Vettingut, në vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por tashmë është Komisioneri Publik ka ankimuar këtë vendim.
Komisioneri Publik e ka ankimuar vendimin me arsyetimin se provat nuk arrinin nivelin e besueshëm.
“Pasi janë marrë në konsideratë edhe rekomandimet e ONM për të paraqitur ankimim, vlerëson se bazuar në prova dhe fakte të administruara nga KPK, Dedja nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë. Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga KPA të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin e të vendosë shkarkimin e kreut të Gjykatës Kushtetuese”, arsyeton ankimimin Komisioneri Publik./tch
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...
I dënuar me tri vjet burgim, kapet në Gjakovë i kërkuari për...
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...