Është konfirmuar rasti i parë me CoVid-19 në qarkun e Gjirokastrës.
Top Channel mëson se ai është njëri prej emigrantëve që është karantinuar në një hotel në Këlcyrë.
Dje është testuar dhe sot ka dalë përgjigjja. I infektuari tanimë do të karantinohet në Durrës.
Menjëherë sot fillon dizinfektimi i mjedisit të karantinës ndërsa parashikohet marrja e dhjetëra tamponëve.
Ndërkohë 26 persona të kontaktit me të janë duke u testuar tani mes tyre, ekipi shëndetsor dhe krerë të policisë që janë marrë me skedimin e emigrantëve në Kakavije.
Për një tjetër emigrant testimi do të përsëritet sepse rasti ka dyshime se mund të jetë pozitiv.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...