Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, falënderoi komunitetin shqiptar për kontributin e tyre për atdheun e saj.
Kitaroviq, gjatë qëndrimit në Tiranë, tha se shqiptarët kanë luftuar për lirinë e Kroacisë, madje dhjetëra prej tyre kanë dhënë edhe jetën.
Këto deklarata, presidentja e Kroacisë i ka bërë gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, pasditen e së mërkurës.
“Diskutuam për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Shqipëria ishte miku ynë kur miqtë ishin të paktë. Na mbështetën gjatë luftës në Kroaci. Ne e vlerësojmë këtë mbështetje. Nga komuniteti shqiptar në Kroaci, që janë rreth 10.000, 2.500 ishin vullnetarë në luftën e Kroacisë, 87 humbën jetën, 37 janë të zhdukur. Kjo është një çështje shumë e madhe për ne dhe u jemi mirënjohës shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendin tonë. Minoriteti shqiptar në Kroaci është një shembull i përfaqësimit të minoritetit në shoqëri. Mendoj se kemi potenciale më të mëdha për bashkëpunimin tonë në fusha të ndryshme”, tha Kitaroviq.
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet
Ambasadorja amerikane në Greqi: Shqipëria partner i palëkund...
LVV e vazhdon vetëm seancën për zgjedhjen e Presidentit, Hax...
Policia në Pejë arreston një person për vjedhje të rënda
Albulena Haxhiu flet me dikë në telefon para vazhdimit të se...
Vet u tërhoq, Mulhaxha-Kollçaku bën thirrje që të votohet Ru...