Gjatë mesditës së sotme janë riatdhesuar vullnetarisht 29 shtetas shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Francë.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u kanë bërë apel të gjithë shtetasve shqiptarë që të mos tentojnë për të kërkuar azil dhe mos abuzojnë me rregullat për lëvizjen në hapësirën Schengen, si dhe të tregojnë kujdes mos bien pre e mashtrimeve për të marrë dokumente false me qëllim përfitimin e azilit në vendet e BE-së, pasi shanset për të përfituar janë zero.
Operacionet e riatdhesimit nga Policia Kufitare në bashkëpunim me partnerët e vendeve të BE-së do vijojnë edhe në javët e ardhshme, njofton Policia e Shtetit. /TCH
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër