Policia e Tropojës arreston shtetasin Arben Kërrnaja, pasi ka kërcënuar paraditen e sotme, R.Pojanaku, i cili është përfaqësues i një kompanie private që ushtron aktivitetin në mbledhjen dhe përpunimin e gështenjave.
I arrestuari Kerrnaja, merret po ashtu me mbledhjen e geshtenjave, ai ka bllokuar paraditen e sotme makinën ku udhëtonte Pojanaku në zonën e quajtur Koj, duke e kërcënuar se nese nuk do te terhiqej nga aktiviteti tregar në Tropojë, atëherë ai do të ketë probleme serioze për jetën.
Në këto rrethana Pojanaku ka bërë kallëzim pranë komisariatit te Policisë së Tropojës. Menjëherë janë organizuar forcat policore, të cilat kanë arrestuar shtetasin Arben Kerrnaja, per vepren penale “Konkurenca e paligjshme” nëpërmjet dhunës dhe kanosjes.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...