Kazakistani ka hapur zyrtarisht Ambasadën e saj në Shqipëri. Në një ceremoni të zhvilluar në Tiranë, hapja e ambasadës shënoi një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Ngjarja u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, trupit diplomatik dhe personaliteteve të shquara të jetës publike. Të pranishme në ceremoni ishin edhe Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino dhe kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.
Ceremonia u drejtua nga ambasadori i Republikës së Kazakistanit në Shqipëri, Iskander Aisariyev, i cili mbajti një fjalim përshëndetës me rastin e hapjes së misionit diplomatik. Ai theksoi rëndësinë historike të këtij hapi në marrëdhëniet kazako-shqiptare, duke e cilësuar ambasadën si një urë të re miqësie dhe bashkëpunimi.
“Kjo është një ngjarje me rëndësi historike për vendet tona. Ajo simbolizon jo vetëm hapjen e një misioni të ri diplomatik, por edhe fillimin e një etape të re në zhvillimin e marrëdhënieve kazako-shqiptare, të bazuara në besim, mirëkuptim dhe angazhim të përbashkët për paqe, stabilitet dhe mirëqenie,” u shpreh ambasadori.
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...