Katër shtetas francezë janë arrestuar në flagrancë nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas dokumentimit të dy rasteve të vjedhjes në Ksamil dhe Sarandë, njofton Policia e Shtetit.
Tre prej tyre, P. K., 21 vjeç, H. K., 21 vjeç dhe Y. N., 22 vjeç, banues në Paris, Francë, u kapën në Ksamil më 4 shtator 2025, pasi dyshohet se në një lokal të lagjes nr. 3 kanë vjedhur sende elektrike, shishe me pije alkoolike dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të llojit “gomone”.
Ndërsa në Sarandë, B. S., 27 vjeç, gjithashtu banues në Paris, u arrestua pasi dyshohet se ka vjedhur aparatin celular të një qytetari tjetër në një lokal të lagjes nr. 4.
Një pjesë e sendeve të vjedhura është sekuestruar si provë materiale, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprën penale “Vjedhja”.
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...