KAS rrëzon vendimin e KQZ/ Koalicioni opozitar do të jetë në zgjedhje me 222 kandidatë për deputetë

15:05 | 23 Mars 2021

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranoi kërkesën ankimore të depozituar nga PD-Aleanca për Ndryshim, e cila kundërshton vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për heqjen e 69 kandidatëve nga lista e zgjedhjeve të 25 prillit.

Tashmë koalicioni opozitar do të jetë në zgjedhjet e 25 prillit me 222 deputetë dhe jo 153 siç vendosi kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

“KAS në përfundim të shqyrtimit vendosi pranimin e kërkesës ankimore, ndryshimin e vendimit të vendimit të Komisionierit Shtetëror të Zgjedhjeve, regjistrimin e kandidatëve sipas listës së depozituar në datën 16 i treti 2021 , ky vendim hyn në fuqi, kundër këtij vendimi mund të behet ankimim brenda 5 ditëve në hyrjen në fuqi të tij.”

Përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso tha para panelit vendimmarrës se dispozita nuk pasur kufi maksimal por vetëm minimal, transmeton tch.

“Dispozita nuk përfaqëson tavan, por një gjë tjetër, ky numër të jetë i plotpjesëtueshëm me tre, të paktën 1 në çdo tre kandidatë të materializohet dhe të jetë real edhe në praktike. Në çdo zonë zgjedhore janë të plotpjesëtueshëm me 3. Vlerësojmë që listat janë në përputhje të plotë me dispozitën ligjore. Gjithmonë ka përmbajtur dyshemenë e nevojshme të cilën subjektet zgjedhore duhet të paraqesin në listën shumë emërore. Numri i kandidateve nuk mund të jetë më i vogël se sa numri i mandateve që duhet të zgjidhen në zonën përkatëse. Kjo do të mohonte të drejtën e partive në koalicion, që partitë të kishin të paktën një kandidat të tyre në çdo qark”, tha Kaso.

Subjekti politik PS kërkoi që të ishte palë në procesin ankimor të Partisë Demokratike që kërkon shfuqizimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve i cili i shkurtoi 69 kandidat për deputet nga lista përfundimtare që kishte ridepozituar në KQZ.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara