Në shkurt, një simpatizant neo-nazite ka hapur zjarr mbi emigrantët afrikanë në qytetin e Maceratës, në Italinë qendrore, duke lënë të plagosur gjashtë persona.
37 kg heroinë është zbuluar nga policia bullgare në pikën e kontrollit mbi Urën e Danubit në kufi me Rumaninë. Droga ishte fshehur në dyshemenë e një makine të regjistruar në Itali e ndarë në 68 pako.
Është vënë në pranga shoferi i automjetit, një shtetas shqiptar me qëndrim të përhershëm në Itali emri i të cilit nuk jepet ende. Agjencia Kombëtare Doganore e Bullgarisë thotë se makina po tentonte të largohej nga Bullgaria.
Autoritetet thonë se vlera e heroinës në rrugë do të mblidhte rreth 800 mijë euro. Bullgaria është konsideruar një rrugë kryesore tranziti për drogat e trafikuara nga Azia në Evropë. Vetëm në vitin 2017 u kapën në kufi 602.6 kg heroinë./lapsi/
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...