Karabinierët e Viterbos në Itali kanë arrestuar një 28 vjeçar shqiptar për trafik të lëndëve narkotike. I arrestuari mësohet se është Daid Rebeshi, klandestin në territorin italian.
Në momentin e ndalimit, policia i ka sekuestruar të riut shqiptar një sasi prej 38 kg marijuanë, e cila nëse do të shitej në treg do të kapte vlerën e 380 mijë eurove.
Dyshimet e karabinierëve të zonës, kanë ardhur pasi kanë parë transportimin e një ngarkese të madhe nga një makinë në një tjetër.
Ky fakt ka tërhequr vëmendjen e policisë, e cila ka sekuestruar të dyja automjetet e përfshira në aktivitetin e paligjshëm. Pas arrestimit 28 vjeçari është dërguar në burgun lokal të qarkut.
I akuzuari Maksimoviq thotë se fotografia ku ai shihet me un...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Gjakovë, z...
Aksioni i policisë në ARBK/ Prokuroria jep detaje
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubis...
Hamza për tragjedinë në Vjenë: I pikëlluar thellë, ngushëlli...
Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë