Policia italiane në një operacion antidrogë ka vënë në pranga tre persona mes tyre 2 shqiptarë, të cilët janë kapur me një sasi të madhe lënde narkotike.
Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë operacionit të zhvilluar në Primavalle në Romë, janë sekuestruar jo pak, por 26.5 kilogramë kokainë e pastër. Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni përveç drogës janë sekuestruar 70 mijë euro, të ardhura nga aktiviteti kriminal.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me origjinën dhe destinacionin e lëndës narkotike.
Aksioni për gjetjen e sasisë së madhe te drogës është bërë pasi një tjetër shqiptar me inicialet D. F., ishte kapur me 40 mijë euro me vete. Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se droga është gjetur e ndarë në 24 pako me nga 1 kilogram dhe 5 pako me nga 500 gramë dhe nëse do të shitej të ardhurat do të ishin më shumë se 3 milionë euro.
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
VV-ja vazhdon edhe sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm
Horoskopi ditor – Çfarë kanë parashikuar yjet për shen...
Moti për këtë të diel
Valverde pas ndeshjes: Nuk na intereson fitorja tani, me rën...
Hadar akuzon gjyqtarët pas humbjes ndaj Yllit, paralajmëron ...