Policia greke ka sekuestruar mbi 100 kg marihuanë në dy operacione dhe ka vënë në pranga edhe një shqiptar 29-vjecar.
Operacioni i parë është bërë në Pella, ku u ndoqën dy automjete. Një nga mjetet që u ndoq, u gjet i braktisur në një zonë bujqesore dhe pranë tij 5 çanta me 90 kg 200 gramë marihuanë.
Policia shpalli në kërkim drejtuesin e mjetit, një grek 52-vjec. Ndërkohë u kap edhe makina që shërbente për kontrollin e rrugës dhe u arrestua shoferi, grek 38-vjec.
Hetimet zbuluan se droga ishte marrë në kufirin greko-shqiptar nga 52-vjecari. Ndërkohë në operacionin e dytë, policia sekuestroi 2 çanta me 10 pako që përmbanin 10 kg 964 gramë marihuanë. Në pranga u vu një shqiptar 29-vjec./lapsi.al
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...