Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala prezantoi sot në Sesionin e 70-të të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave (CSW70) që zhvilloi punimet në Nju-Jork, progresin e bërë në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave.
Gjatë fjalës së saj, Sala theksoi se “në një kohë kur në shumë vende të botës të drejtat e grave po sfidohen, forcimi i barazisë gjinore mbetet një provë e rëndësishme për cilësinë e demokracive dhe funksionimin e institucioneve”.
Ajo nënvizoi se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme ligjore dhe institucionale në përputhje me angazhimet ndërkombëtare dhe procesin e integrimit evropian.
Një nga zhvillimet kryesore është miratimi i ligjit të ri për “Barazinë gjinore” në vitin 2025, i cili parashikon një prag minimal përfaqësimi prej 30% dhe synon arritjen e barazisë së plotë gjinore deri në vitin 2035.
Progres i rëndësishëm është shënuar edhe në përfaqësimin e grave në politikë dhe vendimmarrje.
Aktualisht, gratë përfaqësojnë 35% të Parlamentit të Shqipërisë, mbi 40% të qeverisë dhe më shumë se 40% të këshilltarëve bashkiakë.
Ministrja theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të mekanizmave për parandalimin dhe adresimin e dhunës ndaj grave, si dhe zgjerimin e rrjetit të shërbimeve mbështetëse për të mbijetuarat.
Në përfundim, ajo rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar përpjekjet në garantimin e pjesëmarrjes së plotë dhe të barabartë të grave dhe vajzave në jetën publike dhe vendimmarrje, si një element kyç për demokraci të qëndrueshme dhe zhvillim gjithëpërfshirës./atsh
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...