Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është arrestuar këtë të shtunë në Fushë-Krujë, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, aksioni u zhvillua në kuadër të fazës së 87-të të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, i cili synon kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Kosovës shtetasin F. Sh., 36 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë.
Sipas autoriteteve, Gjykata e Gjakovës në Kosovë, me vendim të datës 14 mars 2023, e ka dënuar 36-vjeçarin me 2 vite burg dhe 550 euro gjobë për veprat penale “Posedimi i paautorizuar, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, lëndëve psikotrope dhe substancave analoge” si dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.
Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 4 muaj dhe 10 ditë burgim. Policia bën me dije se vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...