Presidenti amerikan, Donald Trump ka refuzuar ofertën e homologut rus, Vladimir Putin për të zhvendosur uraniumin e pasuruar iranian në Rusi.
Oferta, sipas raportimit, është bërë gjatë një bisede telefonike që dy liderët zhvilluan më herët këtë javë.
Trump deklaroi se me presidentin rus patën një bisedë shumë të mirë dhe se Putin dëshiron të ndihmojë në Lindjen e Mesme.
“Kjo nuk është hera e parë që ofrohet një gjë e tillë. Nuk është pranuar. Qëndrimi i SHBA-së është se duhet të shohim që uraniumi të jetë i siguruar”, tha një zyrtar amerikan për Axios.
Sipas Axiosit, Irani ka rreth 450 kilogramë uranium të pasuruar në nivelin 60 për qind, sasi e mjaftueshme për më shumë se 10 bomba bërthamore.
Trump ka deklaruar disa herë se një nga qëllimet kryesore të tij në nisjen e luftës kundër Iranit së bashku me Izraelin është të parandalojë që Tehrani të posedojë ndonjëherë armë bërthamore. Ndryshe, lideri amerikan gjithashtu ka pohuar se Rusia po e ndihmon nga pak Iranin.
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...