Kanionet e Holtës në Gramsh mblodhën të shtunën në një dëgjesë me banorë të zonës ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe deputetin socialist, Taulant Balla.
Banorët kanë kërkuar nga ministrat përgjigje të prerë: “Do ta ndaloni apo jo? Kaq duam”.
Ministrja Balluku theksoi: “Kam vendosur ngrirjen e të gjithë kontratave jooperative deri në daljen e raportit të skanimit të tyre. Po ashtu, do të bashkërendojmë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për një qasje ligjore dhe administrative të integruar në mënyrë që të mos përsëriten më situata ligjërisht të paatakueshme, por faktikisht të papranueshme, siç është dhe rasti i fundit në Gramsh. Së bashku me ministrin Klosi do ta kthejmë rastin e Gramshit në një platformë diskutimi të hapur me komunitetin dhe do të punojmë për përmirësimin e bazës ligjore e të procedurave”.
Më tej, Balluku shtoi: “Dua ta them shumë qartë: vërtet HEC-ët e vegjël kontribuojnë në ekonomi, por dhe mund të dëmtojnë ekonomikisht shumë më tepër sesa kontributi i tyre nëse për një HEC të vogël i bie vlera një pasurie të madhe natyrore. Ndaj, na duhet një ekuilibër perfekt mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes se pasurive tona natyrore, të cilat janë pasuria më e madhe që ne shqiptarët kemi”./tch
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...