Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama të martën ka deklaruar se çelja e negociatave për Shqipërinë varet nga progresi që do të bëhet përgjatë 6 muajve të ardhshëm.
“I lavdërojmë përpjekjet e kryeministrit për të luftuar korrupsionin dhe është progres domethënëses në këtë drejtim. Performaca duhet të shtohet në të ardhmen. Jemi shumë të lumtur me këtë që po ndodh në Shqipëri. Në qoftë se bëhet progres i mëtejshëm gjatë 6 muajve në vijim, synoj t’i propozojë vendeve anëtare hapjen e negociatave, por kjo do të varet nga progresi në muajt që vijnë dhe jam besimplotë se kjo do të ndodhë. Kam ndërmend të vizitojë Shqipërinë vitin e ardhshëm. Ia thashë privatisht kryeministrit Rama dhe po e them publikisht. Jemi në pikën ku mund t’i rekomandoj Këshillit hapjen e negociatave”, ka thënë Jean-Claude Juncker./Opinion.al/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...