Në kuadër të investimeve që po realizohen në nënstacionin elektrik të Lezhës, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE njoftoi për ndërprerje të energjisë në zonën e Shëngjinit.
Sipas njoftimi të OSHEE, për vijimin e shembjes së godinës së vjeter dhe spostimin e paneleve të kontroll-komandimit, si dhe të kalimit të fiderave në çelat e reja 20kV dhe lidhjen e urave kabllore të transformatorit në celat e rinj, të cilat do të montohen në godinën e re, do të behet stakimi i Transformatorit të Fuqise ekzistues në Nst.
“Ditën e martë dt.28.01.2025 nga ora 11:00 – 16:00 do të ketë ndërprerje energjie, pasi do të bëhet proçesi i kalimit të kabllove të fiderave nga celat ekzistuese tek celat e reja. Ndërpreje energjie do të ketë në Shëngjin Qendër, Kunë dhe Rëra e Hedhur.”, thuhet në njoftim./rtsh.al/
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...