Një incident është shënuar gjatë punimeve të seancës plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që jashtë tempullit të demokracisë protestojnë studentët me 8 kërkesat e panegociueshme të tyre.
Deputeti demokrat Luçiano Boçi, pasi ka folur shkurtimisht mbi ligjin e Arsimit të Lartë dhe ka kritikuar reformën në arsim të kryer nga qeveria e kryeministrit Rama, është kthyer nga vendi ku qëndron shefi i ekzekutivit për t’i hedhur atij letrat me ligjin në fjalë.
Gjesti i tij, sipas asaj që thotë PD-ja, ishte për të treguar kundërshtimin e opozitës.
“Partia Demokratike mbështet plotësisht studentët dhe është pro shfuqizimit të ligjit për arsimin e lartë. Ai ligj zhvat studentët dhe është burimi i së keqes. Ligji i ri i arsimit duhet të garantojë autonominë dhe tarifa të ulëta”, tha ndër të tjera Luçiano Boçi./top channel
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar