Zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni, sot ka marrë pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin nr. 10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të thirrur nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Gjatë fjalës së tij, Zëvendësministri Nimoni fillimisht prezantoi projektligjin, duke paraqitur fazat nëpër të cilat ka kaluar procesi i hartimit dhe rishikimit të tij. Ai theksoi se projektligji është trajtuar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe profesionale, duke marrë për bazë tri opinione të Komisionit të Venecias, rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese, kontributin profesional të ekspertëve ndërkombëtar dhe vendor si dhe komentet relevante të kontribuuesve të kësaj nisme.
Në këtë kontekst, para anëtarëve të Komisionit, përfaqësuesve institucional, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe pjesëmarrësve të tjerë, Zëvendësministri nënvizoi se versioni aktual i projektligjit reflekton standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare.
Nimoni konfirmoi gjithashtu gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë për të shqyrtuar dhe adresuar të gjitha rekomandimet dhe komentet e paraqitura gjatë dëgjimit publik, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të çdo çështjeje e cila eventualisht mund të ngrejë dilema.
Në përmbyllje, ai ritheksoi se Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për bashkëpunim dhe kontribut nga të gjitha palët e interesuara, me qëllim finalizimin e projektligjit, si një hap i rëndësishëm në forcimin e mekanizmave për luftimin e korrupsionit dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...
Remzie Osmani arrin shifër të ‘çmendur’ në Spotify
Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos
Të shtëna armësh në drejtim të një veture në Laç, të dyshuar...
Rama nga Athina: Ligji i luftës me Greqinë duhet të marrë fu...