Kryeministri Edi Rama e ka nisur me batuta takimin sot në Athinë me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
Rama tha se i kërkon ndjesë se nuk ka një veshje aq zyrtare sa ai, ndërsa Mitsotakis i është përgjigjur se e vlerësojnë krijimtarinë që ka në përzgjedhjen e veshjeve.
“Është një nder për mua të jem këtu, dhe kërkoj ndjesë që nuk u vesha aq zyrtarisht sa ju, sepse nuk e prisja një pritje të tillë. Kështu që shpresoj që media greke të mos e perceptojë ndryshe, përveçse si mungesë informacioni të mirë nga protokolli”, tha Rama.
“Ne e pranojmë që ju jeni gjithmonë shumë krijues në mënyrën se si visheni dhe kjo na pëlqen”, iu përgjigj homologu./TCh/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...