Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumit Vjosa nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara

13:36 | 22 Prill 2026
Q L

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video ku tregon lirimin e një tjetër hapësire pranë lumit Vjosa.

Sipas tij, ndërhyrja është realizuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të rikthimit të pronave publike dhe mbrojtjes së mjedisit. Ky aksion vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të çliruar zonat e zaptuara dhe për të garantuar akses më të madh për komunitetin në hapësirat natyrore.

“Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumit Vjosa nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, ka shkruar Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale