Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me anë të një videoje, e ka përmbledhur vizitën e diplomatit amerikan në NATO, Matthew Whitaker.
Në këtë postim, Ambasada shprehet e nderuar që pati mundësi ta organizojë vizitën e tij në Kosovë, duke numëruar takimet që diplomati amerikan i ka pasur.
“Ambasada e ShBA-së ishte krenare që lehtësoi vizitën e Ambasadorit Whitaker në Kosovë. Gjatë udhëtimit të tij, Ambasadori Whitaker u takua me udhëheqësit e Kosovës, personelin ushtarak amerikan dhe partnerët që punojnë për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin e vendit”.
“Vizita e tij nxori në pah kontributet në rritje të Kosovës në përpjekjet e ShBA-së për t’u përballur me sfidat globale dhe rëndësinë e bashkëpunimit përmes KFOR-it dhe Programit të Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare me Iowan. Së bashku, Shtetet e Bashkuara dhe Kosova vazhdojnë të avancojnë interesat e përbashkëta të sigurisë dhe të forcojnë stabilitetin rajonal”, përfundon njoftimi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?
Rama pas takimit me homologun grek: Ne duam t’u bashkohemi j...
Hoxha takim me homologun grek: Kapitull i ri në marrëdhëniet...
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...