Policia e Kosovës ka njoftuar se një 15 vjeçar me inicialet N.SH. sot ka gjetur një 180 euro dhe të njëjtat i ka dorëzuar në stacionin policor.
Pas veprimeve të menjëhershme verifikuese nga ana e zyrtarëve policorë, është arritur të identifikohet pronarja e këtyre parave, qytetarja me inicialet F.H., nga Shtimja.
Në prezencën e policisë, shuma prej 180 eurosh i është kthyer pronares, e cila falënderoi nxënësin për gjestin e tij.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, falënderon nxënësin N.SH. për këtë veprim human dhe shembullor.
Ky akt dëshmon jo vetëm edukatën e tij familjare, por edhe besimin e qytetarëve te policia.
Me këtë rast, policia i uron nxënësit shumë shëndet dhe suksese në procesin mësimor dhe në të ardhmen, duke inkurajuar të gjithë qytetarët që për raste të tilla të bashkëpunojnë me policinë./Arbresh.info
Ndalohet një rast i kontrabandës në Kamenicë, sekuestrohen m...
Një viktimë dhe një i plagosur, zbardhet ngjarja e rëndë në ...
Maqedonci në Gjermani diskuton për bashkëpunimin në fushën e...
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë