Ksandros Imeraj është zhdukur në mënyrë të mistershme disa ditë më parë, pasi ishte nisur drejt Italisë.
Tashmë prej disa ditësh policia ka nisur kërkimet por pa asnjë shenjë, ndërkohë që familjarët kanë nisur vetë kërkimet nga ajri e deti, pas një telefonate që dyshohet të këtë bërë 32-vjeçari në Mal të Zi.
“Kemi pasur një telefonatë anonime nga Mali i Zi. Na njoftuan se i afërmi ynë Sandos Imeraj 32 vjeç ka njoftuar policinë malazeze se ndodhej në det të hapur dhe se kërkonte ndihmë. Autoritetet atje kanë sinjalizuar ehe portin e Durrësit, por nuk kemi asnjë informacion”,- shprehen familjarët pwr news24.
Kujtojmë që një ditë më parë në Mal të Zi u gjet motori i ujit me të cilin udhëtonte i riu. Ndërsa familjarët apelojnë që autoritetet shqiptare të thellojnë komunikimin me fqinjët malazezë, me qëllim që edhe ata të kërkojnë për të.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...