Një person është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 6 vite burgim nga drejtësia shqiptare.
Në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, autoritetet shqiptare finalizuan ekstradimin e shtetasit shqiptar Sokol Ndreka, 51 vjeç. Ai ishte në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, e kishte dënuar me 6 vite burgim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Sipas hetimeve, më 31 tetor 2022, në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, Policia kishte kapur në një automjet 15 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm. Nga verifikimet rezultoi se Sokol Ndreka ishte i përfshirë drejtpërdrejt në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të emigrantëve.
Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden në Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në territorin gjerman dhe më pas ekstradimi drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...