Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha të premten (1 gusht 2024), ka pritur në takim homologun e tij të Landit të Bavarisë, Joachim Herrmann.
Ministri gjerman në nisje të bisedës e uroi homologun Hoxha për detyrën e re.
Ministrat konfirmuan se Shqipëria dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyera, mbështetur në një dialog intensiv politik të nivelit të lartë.
Më tej ata diskutuan mbi gjetjen e rrugëve të reja për thellimin e bashkëpunimit, në luftën ndaj krimit të organizuar, si dhe mundësinë e ngritjes dhe funksionimit të Skuadrave të Përbashkëta Hetimore. Në këtë kontekst, ministri Hoxha vlerësoi si model të bashkëpunimit të suksesshëm, Njësinë “Anti Skifter” për krimet kundër pronës.
Ministrat e Brendshëm pohuan se bashkëpunimi mes dy policive është shumë funksional dhe mbështetën idenë e hedhur nga stafet teknike për patrullime të përbashkëta, eksperienca që funksionojnë mes disa shteteve.
“Gjermania ka ofruar mbështetje të dukshme në drejtim të hapjes së negociatave të anëtarësimit, veçanërisht me një rol shumë proaktiv në perspektivën e Shqipërisë drejt BE-së. Gjithashtu ka dhënë një kontribut të madh, përfshirë ndihmën për Policinë e Shtetit në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe logjistike”, thuhet në njoftim/Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...