Tre persona janë arrestuar në lidhje me protestën e organizuar ditën e djeshme, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim nga policia.
Euronews Albania bën të ditur se personat e arrestuar janë: Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franci Kaloshi.
Vidrica dhe Metaliaj akuzohen për hedhjen e molotovit në derën e Bashkisë së Tiranës, ndërsa Kaloshi akuzohet për dhunë ndaj efektivëve të policisë.
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Tedi Blushi.
Policia njofton se janë administruar pamjet filmike të protestës dhe po vijon këqyrja e pamjeve për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.
Kujtojmë se protesta e organizuar të premten e 19 prillit, nga “Rithemelimi” dhe Partia e Lirisë u shoqërua me tensione të shumta. Dhjetra molotovë u hodhën në drejtim të bashkisë, ndërsa nuk munguan tensionet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Pasi lajmi u bë publik Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reagua me anë të një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shprehet se është i gatshë t’i dalë ballë për ballë “policisë së partisë”.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...