Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës.
Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama ndërsa ndau pamje nga heqja e ndërtimeve pa leje në luginën e Alpeve.
IKMT shembi në Valbonë objektin 3-katësh me nënçati, me konstruksion betonarme dhe muraturë tulle, i ndërtuar në kundërshtim me ligjin.
Rama shtoi se duhet të ndalen të gjithë ata që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male.
“Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda”, theksoi më tej kreu i qeverisë.
Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.
E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.
Për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal parashikohen ndëshkime më të ashpra.
Ndërkohë, një tjetër mekanizëm, që do të jetë në funksion të subjekteve private, do të jetë Rregullorja e re Kombëtare, ku do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset.
Po ashtu, në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion Portali “Hapësiraimepublike.gov.al”.
Deri më sot në këtë portal janë raportuar 12 611 raste, nga të cilat janë zgjidhur 9 201 raste, ndërsa 3 410 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi, shkruan ATSH.
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...