Instituti i Shëndetit Publik raporton për rritje të numrit të të prekurve nga virusi i gripit, por ndërkohë kjo duket qartë nga numri i vizitave tek mjeku i familjes, të cilët thonë se kanë pasur raste me temperaturë të lartë, deri në 40 gradë celcius.
Doktoresha Diana Hysu, mjeke e familjes në qendrën shëndetësore nr.1, thotë se një temperaturë 40 mund të menaxhohet edhe në kushte shtëpie dhe se ajo mund të zgjasë deri në 12 orë.
Të moshuarit apo ata që kanë sëmundje kronike kanë rendur të vaksinohen ndaj gripit ndaj dhe numri më i madh i të prekurve është mosha aktive, e cila e neglizhon vaksinën. Por, mjekët bëjnë apel për përdorimin e antibitokëve dhe në rastet e temperaturave të larta.
Në vendin tonë qarkullon virusi A me dy nëntipe të tij, Ah1Ne dhe Ah3N2, që janë viruse që po qarkullojnë edhe në Europë. Numri më i madh i të prekurve nga gripi pritet të regjistrohet në fillim të muajit shkurt./TCH
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...