Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka theksuar rëndësinë e mjekut familjar si shtylla e parë e kujdesit shëndetësor për qytetarët, me rastin e Ditës Botërore të Mjekut Familjar.
Në një aktivitet të organizuar me këtë rast, Rama përmes një postimi në Facebook tha se së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë, Bujar Gashi, ka ndarë mirënjohje për mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor për punën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm.
“Mjeku familjar është shtylla e parë e kujdesit për qytetarët, aty ku nis besimi, përkushtimi dhe mbështetja për shëndetin e secilit. Sot, në Ditën Botërore të Mjekut Familjar, bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, z. Bujar Gashi, ndamë mirënjohje për mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor, si shenjë falënderimi për punën, përkushtimin dhe kujdesin që ofrojnë çdo ditë për qytetarët e Kryeqytetit. Kryeqyteti mbetet i përkushtuar në forcimin e shërbimeve shëndetësore, përmirësimin e kushteve të punës dhe mbështetjen e vazhdueshme për ata që kujdesen për shëndetin publik”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit