Rreth 600 shqiptarë janë dëbuar nga Greqia gjatë muajit dhjetor 2017 në kuadër të programeve vullnetare të riatdhesimit.
Bëhet fjalë për shtetasit e huaj që qëndrojnë pa dokumente legale në shtetin grek, të cilët deportohen drejt vendeve të tyre.
Për muajin Dhjetor, nga Greqia janë dëbuar 1412 shtetas të kombësive të ndryshme. Emigrantët e paligjshëm shqiptarë renditen të parët, ekzaktësisht 591 persona. Të dytët renditen pakistanezët 273 persona dhe të tretët algjerianët 107 të tillë. Më pas lista vijon me shtetasit nga Iraku, Gjeorgjia, Irani, Bullgaria dhe Turqia.
Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve greke, përgjatë gjithë vitit 2017 nga Greqia janë dëbuar 19.096 emigrantë të paligjshëm./tv klan
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...