Një shtetas shqiptar, 24 vjeç, është arrestuar prej antidrogës greke, në vendin e quajtur Etoliko, në zonën e Mesologjit, në perëndim të Greqisë.
Sipas antidrogës së Korfuzit, u bë e mundur arrestimi i trafikantit në ishullin e Korfuzit.
Pas hetimeve rezultoi se 24-vjeçari e fshihte lëndën narkotike në banesën e prindërve të tij.
Policia thotë se sasia prej 4.8 kilogramë heroinë e pastër ishte e fshehur në 11 paketa të vendosura në një vend të fshehtë të banesës.
Dyshohet se ai ishte pjesë e një organizate që trafikonte lëndën narkotike në gjithë Greqinë. 24-vjeçari u dërgua në Gjykatën e Korfuzit, që vendosi ta lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...