Policia e Tiranës e mbështetur dhe nga forcat speciale të Policisë së Shtetit, kanë bërë të mundur pak kohë më parë arrestimin në flagrancë të 4 prej 6 autorëve të dyshuar për grabitjen e furgonave të bankës në rrugën e Rinasit javën e kaluar (e enjte 9 shkurt 2017).
Sipas të dhënave paraprake të Policisë së Shtetit në lidhje me këtë operacion, 2 prej 4 të arrestuarve janë ish-efektivë të forcave komando.
Po ashtu janë gjendur edhe një sasi e madhe parash në vendin ku u krye arrestimi, të cilat mendohet se janë para nga sasia e grabitur në furgonat e bankës.
Ndërkohë për 2 autorët e tjerë të pa kapur ende, është bërë shpallja e tyre në kërkim nga ana e policisë pasi janë evidentuar edhe ata.

KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër
Bomba e merkatos, José Mourinho rikthehet te Real Madrid!
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksident trafiku në...
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...
Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën ...