23 kuksianët e arrestuar pas protestës kundër taksës për rrugën e Kombit do të dalin ditën e sotme para Gjykatës në Tiranë për t’u njohur me masën e sigurisë.
Do të jetë Gjykata e Tiranës, e cila do të japë vendimin, ndërsa në mbështetje të tyre do të jenë shumë qytetarë nga Kukësi, si dhe deputetë të opozitës.
Express mëson se të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzat e prokurorisë për dhunim të pronës private si dhe kundërshtim me dhunë të forcave të policisë, ndërsa kjo e fundit do të kërkojë ‘arrest me burg’ për 11 prej të arrestuarve.
Sipas këndvështrimit të dy prokurorëve të dosjes, vetëm për shtatë prej të ndaluarve gjykata mund të japë masën e detyrimit me paraqitje derisa në mbyllje të hetimeve për protestën e 31 marsit.
Arrestimi i tyre erdhi pas protestës kundër taksë së vendosur nga qeveria, ku çdokush që kalon në rrugën e Kombit duhet të paguajë nga 5 euro deri në 44 euro.
Por, qytetarët të irrituar, i vunë flakën kabinës ku ishin të vendosura makineritë për pagesën e kësaj takse, ndërsa më pas, policia vuri në pranga 23 persona.
Po ashtu, lidhur me këtë protestë, janë shpallur në kërkim edhe 13 persona të tjerë, mes tyre edhe ish-deputeti i PD-së Azgan Haklaj./GazetaExpress/
Vesa Vllasaliu publikon videon e parë të Mirlind Dakut me va...
Murati: Mbështetje për fëmijë dhe sektorin privat që në fill...
Humb jetën në QKUK këmbësori i aksidentuar në Fushë-Kosovë
Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës në Vërmicë për keqpërdorim...
Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte n...