Pas gati tre vitesh, nga sot Gjykata Kushtetuese është funksionale. Kjo do të thotë se mund të nisë zyrtarisht mbledhjet plenare dhe shqyrtimin e çështjeve.
Sot në Presidencë ka bërë betimin edhe Përparim Kalo, anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese dhe merr zyrtarisht detyrën. Ceremonia është zhvilluar paraditen e sotme, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të tjerë institucioneve të pavarura.
Ditën e djeshme mes Aleksandër Tomës dhe Përparim Kalos, Ilir Meta zgjodhi këtë të fundit si më i vlerësuar nga KED.
Tashmë Gjykata Kushtetuese e cila prej thuajse 3 vitesh mungonte në Shqipëri, është funksionale me kuorumin e nevojshëm prej 6 anëtarësh dhe mund të fillojë punën tashmë pas betimit të Kalos.
Pritet gjithashtu që ditët në vijim të ketë dhe një emërim tjetër, të anëtarit të shtatë.
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...