Gjykata e Lartë pezullon punën për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë

19:05 | 21 Korrik 2021

Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë punën për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë.

Gjykata pranoi kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë dhe Shoqatës “TOKA”, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare duke kundërshtuar projektin e ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga shoqëria koncesionare Dragobia Energy SHPK.

Kjo shoqatë dërgoi kërkesë-padi në Gjykatën Administrative në vitin 2017, ndërsa sot u morr vendimi për të pezulluar ndërtimin e HEC-eve.

Vendimi i Gjykatës së Lartë:

SHOQATA TOKA “SHOQATA PER RUAJTJEN DHE MBROJTJEN E ALPEVE SHQIPTARE”, SALI SELIMAJ, AGRON AVDIAJ, ARTAN KUCANA, IBRAHIM DEMIRAJ, SAMI ISMALAJ, LINDITA KUCANA, ELISJANA SELIMAJ, GENT SELIMAJ, GEZIM SELIMAJ, KELMEND SELIMAJ, SAJMIR SELIMAJ, SHERIF MALSIA, ALBAN SELIVRADA, ALI SELIVRADA, FATJON ISMALAJ, HAXHI VATOCI, ARDENIS SELIMAJ, SHKELZEN METALIAJ, KLODIAN ISMALAJ, ERVIS SELIMAJ, VALDRIN SELIMAJ, ARDIAN SELIMI, ALFRED SELIMAJ, SALI SELIMAJ, ERENIK SELIMAJ, ARMAND SELIMI, FLORANT METALIAJ – MINISTRIA E ENERGJISË DHE INDURSTRISË, AGJENSIA KOMBËTARE E MJEDISIT, MINISTRIA E MJEDISIT, KËSHILLI KOMBËTAR I TERRITORIT DHE AGJENSIA E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT (SEKRETARIATI TEKNIK I KKT-së), KËSHILLI I BASENIT UJËMBLEDHËS DRIN-BUNË, SHOQËRIA “GENER 2”SHPK, SHOQËRIA “DRAGOBIA ENERGY”SHPK – AGJENSIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA.

SOKOL SADUSHI (s.p)Ndryshimin e vendimit nr.17, datë 11.03.2021 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe vendimit nr.3342,datë 02.06.2017, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë në këtë mënyrë: Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesëpadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të cështjes me vendim të formës së prerë.

Lajmet më të lexuara