Rrëzohet kërkesa e Federatës së Gjuetarëve për të shpallur të pavlefshëm moratoriumin e gjuetisë.
Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e Federatës, ndërsa moratoriumi mbetet në fuqi për 5 vitet e ardhshme.
Në argumentin e saj, Federata e Gjuetarëve thekson se me këtë moratorium i shkelen të drejtat për të ushtruar gjuetinë. Nga ana tjetër gjuetarët nuk ndalen, ndërsa paralajmërojnë se këtë çështje do ta çojnë deri në gjykatën e Strasburgut. “Moratoriumi zhbën organizimin tonë. Ai mohohet e drejta për të ushtruar sportin. Është dënim kolektiv, shteti nuk zbaton dot ligjet e veta”, pohojnë gjuetarët. Për këtë kërkesë Kushtetuesja zhvilloi 2 seanca.
Qëllimi i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë, me qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm.
Gjuetia në vendin tonë do vijojë të jetë e ndaluar deri në 2021-shin. Sipas ekspertëve, dy vite moratorium të gjuetisë nuk ishin të mjaftueshëm që llojet të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm të arrinin shtimin optimal, ndaj u kërkua shtyrja e afateve të këtij ligji me 5 vite të tjera.
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...
Kurti në Davos: Kosova dhe Shqipëria janë një komb, krahasim...
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...