Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një shpjegim të çuditshëm që ka shkaktuar mjaft reagime në rrjetet sociale për vendimin e ndalimit të muzikës pas orës 20:00 në lokale dhe për mos hapjen e klubeve të natës. Ai habiti të gjithë kur tha se “valët e muzikës përçojnë virusin”, madje sipas tij “sa më e lartë të jetë kënga aq më shumë përhapet Covid-19”.
“Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar se janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pija alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri – tjetrit, lëshohen më shumë,” – tha Klosi në një intervistë në Report TV.
Deri më tani shkencëtarët kanë dhënë rrugë të tjera të përhapjes së virusit, por këtë që thotë Klosi nuk e ka përmendur askush. Në disa shpjegime thuhet se lokalet me muzikë të lartë e përhapin virusin për shkak se frekuentuesit afrohen te njëri – tjetri kur flasin, por siç tha vetë ministri “sa të rrosh, do mësosh”.
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...