Situata vazhdon të paraqitet e rënduar në të gjithë vendin për shkak të reshjeve të dendura. Janë përmbytur disa qytete, akse kombëtare, e po ashtu ka pasur mungesë të energjisë elektrike në disa vende.
Po çfarë do të ndodh me motin në orët në vijim? Opinion.al ka kontaktuar me meteologen Tanja Porja nga Meteoalb e cila ka konfirmuar se reshjet e shiut të do vazhdojnë me intensitet deri në mesnatë ku edhe do të kemi pakësim të tyre në zonat qendrore dhe jugorë, e ndërsa në zonat veriore reshjet do të jenë të pakta. Dita e shtunë po ashtu paraqitet sipas saj më shira më të paktë, e ndërsa të dielen paradite do të kemi sërish fuqizim të përkohshëm të reshjeve.
“Deri në mesnatë, reshje të pakta do të vijojnë të bien në zonat Veriore dhe pjesën më të madhe të zonave Qendrore ndërsa zonat Jugore dhe pjesërisht Qendra, mbeten të mbërthyera nga shira të intensitetit mesatar dhe shpeshherë të lartë. Pas mesnatës reshjet pakësohen dukshëm në zonat Qendrore dhe kryesisht Jugore ndërsa Veriu mbetet me reshje të pakta.
Dita e shtunë paraqitet kryesisht e vranët por shirat do të jenë të pakët në pjesën më të madhe të vendit. Mbrëmja e së shtunës por kryesisht mesnata dhe orët e para të së dielës sjellin FUQIZIM të përkohshëm të reshjeve në vend dhe kryesisht në zonat Veriore dhe Qendrore deri poshtë në Shkumbin, ku pritet të bien maksimalisht 35 – 40 mm. Pjesa e dytë sjell stabilizim të situatës së reshjeve, kushte që vijojnë gjatë së hënës si edhe përmirësohen dukshëm të martën deri të enjten e javës tjetër” Është shprehur Tanja Porja.
Temperaturat gjatë fundjavës do të pësojnë rënie graduale me 2 – 3°C, rënie që vijon edhe gjatë javës së ardhshme duke ri-kthyer në zonat malore, temperatura negative deri 4°C, nën ZERO. /Opinion.al
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit