Stina e nxehtë dhe pushimet verore rrisin numrin e udhëtarëve që mbërrijnë në portin detar të Durrësit nga portet italiane.
Mëngjesin e sotëm me dy tragete nga Bari dhe një tjetër nga Ankona 2655 udhëtarë, kryesisht emigrantë shqiptarë dhe kosovarë që kthehen për pushime në atdhe, si dhe 800 mjete. Në mbrëmje pritet një tjetër fluks prej 1500 pasagjerësh dhe 550 mjetesh me dy tragete të nisura nga porti i Barit.
Rritja e kërkesës ka bërë që kompanitë e lundrimit të shtojnë numrin e lundrimeve ditore në Adriatik. Edhe linja e Ankonës nga dita e sotme deri në fund të shtatorit do të ketë lundrime çdo ditë mes dy porteve, tregues ky për kthimin në normalitet pas një periudhe të gjatë pandemike që reduktoi ndjeshëm lëvizjet e njerëzve dhe mallrave me traget mes dy vendeve. /tch/
Haxhiu priti në takim Federatën e Kickbox-it të Kosovës
Vuçiq sulmon Kurtin: Ka dalë për gjueti ndaj serbëve në Koso...
Vjedhje e rëndë në Gjilan, hajnat thyejnë qendrën tregtare d...
Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, trupi dërgohet...
Raportohet zhdukja e një gruaje në Obiliq, Policia nis hetim...
Vjedhje në Prishtinë, thyhet aparati i parkingut dhe merren ...