Zjarri në Malin e Kulit në Shpirag wshtw fikur pwrfundimisht. Nuk ka mbetur asnjë vatër aktive që prej orëve të mwngjesit të sotëm.
Për fikjen e tij u angazhuan Repartet Zjarrëfikëse Berat, Kuçovë e Fier, Forcat e Ushtrisë dhe efektivët e policisë. Për dy ditë me radhë ka pasur edhe helikopterë në dispozicion.
Zjarri i madh ra mbrëmjen së enjtes për shkak të shkarkesës së një rrufeje. Temperaturat e larta dhe era e fortë bëri që zjarri të përhapej me shpejtësi të madhe, duke e bërë të vështirë neutralizimin e tij në kohë, kjo për shkak të pamundësisë së futjes së mjeteve zjarrfikëse në këtë zonë malore.
Zjarrfikësit u detyruan të punonin me mjete rrethanore./euronews
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...