Ky 1 qershor vjen ndryshe në Tiranë. Mëngjesi i sotëm e ka gjetur sheshin “Skënderbej” të shndërruar në një arenë argëtimi. Një mini-fermë e improvizuar përpara Bashkisë së Tiranës, me shpendë, kafshë të ndryshme, dhe lepurushë të vegjël, ka tërhequr vëmendjen e fëmijëve që i janë bashkuar festimeve për 1 Qershorin.
Po kaq interesant për më të vegjlit e kryeqytetit, është edhe panairi i mjedisit, i cili jo vetëm i njeh ata me elementët kryesorë të tij, por edhe i mëson fëmijët me informacionin e duhur për ta mbrojtur ambientin që na rrethon.
Një tjetër aktivitet mjaft tërheqës këtë 1 Qershor është panairi i Policisë së Shtetit dhe i Ushtrisë, ku disa mjete ushtarake dhe të forcave të rendit të vendosura në Bulevard kanë kuriozuar jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit.
Në vazhdën e aktiviteteve që Bashkia e Tiranës ka organizuar këtë 1 Qershor, janë edhe ato argëtuese, lojërat për fëmijë, garat me biçikleta, aktivitetet sportive, si dhe muzika e shfaqjet artistikë, të cilat ia kanë shtuar edhe më shumë gjallërinë dhe harenë kryeqytetit./TCH
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...