Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka shprehur skepticizëm për mundësinë e rikthimit të bisedimeve me Albin Kurtin lidhur me çështjen e Presidentit, edhe nëse do të kishte një ftesë të re nga ana e tij.
Ajo rikujtoi se LDK-ja i kishte dhënë mundësi takimeve dhe bisedimeve që lidhen me këtë çështje.
Lushaku-Sadriu theksoi se oferta e bërë nga Kurti nuk është perceptuar si një qasje serioze për partneritet.
Ajo kritikoi gjithashtu mënyrën e komunikimit dhe sjelles së Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar si arrogante.
“Pse çka ndërroi, në ia dhamë mundësinë, ishim edhe në biseda, kanë kaluar 54 ditë. A po flasim për partneritet, nëse kish qenë e sinqertë kjo oferta që e ka bërë, së pari nuk do i ngjasonte një pazari që dikur iu referojke dhe e dyta do të kishte investuar në krijim të partneritetit. Ka një arrogancë në publik, në kuptimin diskursiv dhe të sjelljes edhe në Kuvend, ne e shohim, Vetëvendosja është totalisht arrogante, u ndalohet fjala shumë politikanëve”.
“Kryetari Abdixhiku ka bërë një deklaratë publike dhe për shkak se ai ka qenë në negociim, i besoj atij, sepse ai e ka pasur ndjenjën që e ka parë që ky është fundi i negociatave, sepse nuk ka pasur përtej çka ofrohet, prandaj nuk jam shumë optimiste në këtë, sepse unë i besoj z.Abdixhiku në kuptimin e perceptimit, ai e ka parë dhe nuk ka parë hapësirë tjetër”, u shpreh ajo në Klan Kosova.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...