Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj deklaroi se segment të caktuar të prokurorisë po përdoren politikisht kur u pyet për çështjen “Habilaj”.
“Jemi në një moment ku segmentë të caktuar të prokurorisë po përdoren politikisht në një situatë të nxehtë politike. Nëse prokuroria ka prova të tjera, le të presim. Precedentë të tillë janë të rrezikshëm për drejtësinë dhe jetën parlamentare”, deklaroi Xhafaj.
“Kam frikë se mos ndodh ajo që ndodhi në Vlorë, ku prokurori para se të merrte provat në vendngjarje, mendoi si të përdorej”, shtoi Xhafaj.
E menjëhershme ka qenë përgjigjja e kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili tha se “nëse ministri Xhafaj nuk i ka të qarta ndryshimet ligjore, është problem i tij”, raporton TCH.
“Po ndjekim me vëmendje çështjet e kriminalitetit të shpërndara në shumë qytete. Detyra jonë është që të hetojmë të gjitha rastet e kriminalitetit”, tha Llalla.
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...