Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, të mërkurën, ka shpjeguar se për çfarë arsye institucioni që drejton nuk verifikoi dokumentet e kompanisë “DH.Albania”, e cila u shpall fituese për ndërtimin e një pjese të Unazës se Madhe.
Qendro tha në studion e emisionit “Opinion”, se ligji thotë se në një garë e cila është e hapur, kompanitë paraqesin dokumentat zyrtare në faqen e AKP.
Ai u shpreh se gara në ARRSH ka qenë afërsisht 18 milionë euro, duke shtuar se të gjitha procedurat dhe të gjitha garat janë zhvilluar me dokumente zyrtare.
“Kishim një kompani amerikane. Siç më thotë ligji, dokumentat ka qenë të plota dhe këtu historia fillon me noterin”,- tha ai.
Sipas tij, në momentin dhe në bazë të ligjit të prokurorimit publik ARSH nuk e ka për detyrë të kontrollojë, nëse nuk ka kushte logjike për dyshim.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...