Gjashtë emigrantët me origjinë nga Egjipti dhe dy nga Bangladeshi, që mbërritën mëngjesin e sotëm në Portin e Shëngjinit kanë dalë nga qendra pritëse.
Pas përfundimit të procedurave, ata po transportohen për t’u zhvendosur drejt kampit të Gjadrit.
Deri më tani, sipas Top Channel ende nuk është konfirmuar nëse ka pasur emigrantë që janë kthyer drejt Italisë.
Emigrantët erdhën nga vendi fqinj nga anija italiane “Libra”, ndërsa u pritën me masa të rrepta sigurie.
Anija italiane “Libra”, e përdorur nga Qeveria e kryeministres italiane, Giorgia Melonit për të transferuar emigrantë në qendrat e diskutueshme të ndalimit në Shqipëri, ndodhet aktualisht në Portin e Shëngjinit.
Qeveria e udhëhequr nga Meloni po përdor këtë anije për të pritur në det të hapur disa emigrantë, burra të rritur dhe të shëndetshëm që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta dhe për t’i dërguar fillimisht në qendrën e Shëngjinit dhe më pas në atë të Gjadrit, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Shqipërinë.
Hera e parë që Meloni e vuri në zbatim këtë strategji ishte më 16 tetor, por dështoi: anija transportoi vetëm 16 emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi, nga të cilët 4 duhej të ktheheshin menjëherë në Itali për shkak se ishin të mitur ose “të cenueshëm”
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...