Specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me ata të Interpol Bruksel, bënë të mundur ekstradimin nga Belgjika, të shtetasit shqiptar Levent Bregu, 40 vjeç, lindur në Berat.
Shtetasi Levent Bregu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Berat, e ka dënuar me 17 vjet, 7 muaj dhe 18 ditë burgim, për veprën penale, “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje, të armëve të zjarrit”, parashikuar nga nenet 76, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal të Repuplikës së Shqipërisë.
Bregu u dënua për një ngjarje të ndodhur në mars të vitit 1997, në fshatin Veterrik, të Beratit. Më datë 27.03.1997 shtetasi Levent Bregu, së bashku me xhaxhain e tij, kanë vrarë me armë zjarri shtetasen M.H., si dhe kanë tentuar të vrasin shtetasin D.H.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Bruksel/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt shqipërisë.
Kos: Shqipëria për 10 vite dha rezultat, arritja e sotme hap...
Vdes 47-vjeçari pas lëndimeve të marra në aksidentin në rrug...
VIA: Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli ri...
Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet konkursi i ri...
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...
Sorensen: Nuk do të ketë bilateralizim të dialogut Kosovë-Se...